“Ik ble cigare”- Zbardhet plagosja në ish-Bllok, autorët i shkuan në tavolinë Dorzit

24 Janar 2023 | 14:17

Detaje të reja mësuar në lidhje me plagosjen e 40-vjeçarit Eder Dorzi në ambientet e një lokali në ish-bllok.

Burime për Euroneës Albania bëjnë me dije se dy autorët, Maren Hoxha dhe Heridon Hasa kanë hyrë në lokal dhe janë ulur në tavolinën e Dorzit, i cili shoqërohej edhe nga një person tjetër.

Mësohet se personat në fjalë i kanë kërkuar shoqëruesit të 40-vjeçarit që të blinte një paketë cigareje dhe pas atij momenti kanë nisur të sulmojnë me thikë Dorzin, duke e lënë të plagosur.

Fill pas ngjarjes, ata janë larguar prej aty, ndërkohë 40-vjeçari ka dalë nga lokali i gjakosur dhe ka kërkuar ndihmë. Ishin kalimtarët e rastit ata që njoftuan ambulancën dhe policinë.

Ndërkohë, në spital, Drozi dëshmoi para një oficeri policie, ku tregoi ngjarjen dhe edhe identitetin e personave që e sulmuan me thikë. Ndërkohë, policia sekuestroi pamjet filmike të kamerave të sigurisë të lokalit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026