“Ik për ski në Rusi”- Si Vance anuloi pushimet për shkak të protestave pro Ukrainës

3 Mars 2025 | 10:14

Qindra protestues dolën në rrugët e Vermontit të shtunën, në një tubim kundër zëvendëspresidentit amerikan JD Vance. Protestuesit u mblodhën pranë një resorti skish ku Vance kishte planifikuar të kalonte fundjavën me familjen e tij.

Shumë nga demonstruesit mbanin pankarta në mbështetje të Ukrainës, ndërsa disa të tjerë valëvitnin flamuj palestinezë. Nuk mungonin as pankartat në mbrojtje të të drejtave të emigrantëve. Protestat u zhvilluan në disa zona, përfshirë të dy anët e Route 100 në Waitsfield.

“Trump i shërben Putinit”, “Mbështesni Ukrainën” ishin disa nga pankartat më të spikatura në tubim.

Megjithëse protestat ishin planifikuar disa ditë më parë, ato u fuqizuan nga përplasja mes Vance, presidentit Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Zyrën Ovale. Gjatë takimit, Vance kritikoi ashpër Zelenskyyn për kundërshtimin e deklaratave të Trump se presidenti rus Vladimir Putin është i besueshëm.

“Ski në Rusi, sepse JD Vance nuk ka miq në Vermont, por ka shumë miq në Rusi, ndaj duhet të shkojë atje për pushime,” deklaronin protestuesit.

Sipas raportimeve, Vance dhe familja e tij u detyruan t’i anulonin pushimet për shkak të protestave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026