IKMT aksion në Sarandë, pritet të prishen 10 objekte pa leje

29 Prill 2026 | 16:37

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në territorin e Bashkisë Sarandë, në kuadër të luftës kundër ndërtimeve të paligjshme dhe zaptimit të hapësirave publike.

Sipas një njoftimi zyrtar, ndërhyrja ka filluar ditën e sotme në njësinë administrative të Ksamilit, ku po prishen objekte të ndërtuara pa leje. Aksioni pritet të vijojë edhe gjatë ditës së nesërme në qytetin e Sarandës.

Burimet bëjnë me dije se në total është planifikuar prishja e 10 objekteve, të cilat përfshijnë struktura të ndryshme si beton/arme, metalike dhe prej druri. Këto ndërtime janë konstatuar pa dokumentacionin përkatës dhe në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në operacion marrin pjesë gjithashtu IMT-ja vendore dhe Policia e Shtetit, duke garantuar mbarëvajtjen e ndërhyrjes në terren. Sipas IKMT, për të gjitha rastet janë ndjekur procedurat ligjore dhe janë vendosur masat përkatëse administrative.

Ky aksion vjen në një periudhë kur zonat turistike të jugut janë në prag të sezonit veror, ndërsa autoritetet synojnë lirimin e hapësirave publike dhe vendosjen e rregullit në territor.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur

Një i afërm i viktimës që u vra këtë të shtunë në Shkodër ka folur për mediat. Mark Koçeku ka deklaruar se viktima Aleksandër Koçeku kishte...
22:50 | 11/07/2026

“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë pamje nga konceri “YE” i Kanye West në Kashar. Rama shkruan se në këtë koncert...
22:29 | 11/07/2026

Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet

Dy automjete janë përplasur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, në afërsi të fshatit Mirakë. Aksidenti ka ndodhur në korsinë e Korridorit VIII, e cila ende nuk...
22:29 | 11/07/2026