“Ikni nga Libani tani”- SHBA thirrje qytetarëve të saj, dërgon trupa shtesë në rajon
Teksa sulmet e Izraelit në drejtim të jugut të Libanit vijojnë, qytetarët në ato zona vijojnë largimin masiv drejt Bejrutit por dhe më në veri të vendit.
SHBA u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të saj që ndodhen në Liban që të largohen menjëherë nga vendi.
“Amerikanët në Liban duhet të largohen tani, ndërkohë që ka ende fluturime”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një numër të vogël trupash shtesë në Lindjen e Mesme, tha të hënën zëdhënësi i Pentagonit, gjeneralmajori Pat Ryder.
Zoti Ryder nuk dha hollësi të tjera mbi numrin e forcave apo rolin e tyre në Lindjen e Mesme.
Megjithatë, një zyrtar i lartë amerikan i tha Zërit të Amerikës se mund të bëhet fjalë për dhjetëra trupa dhe detyra e tyre kryesore do të jetë përgatitja për një evakuiim të mundshëm të qytetarëve amerikanë, nëse do të shpërthente një luftë më e madhe rajonale.
Një zyrtar tjetër amerikan theksoi se situata nuk ka arritur ende në pikën kur një evakuuim me ndihmën e ushtrisë i shtetasve amerikanë nga rajoni është i nevojshëm.
Nëse nevojitet një evakuiim i qytetarëve amerikanë, mund të përdoret një kontigjent i marinsave amerikanë, që tashmë ndodhet atje dhe mund të realizojë këtë detyrë, i tha Zërit të Amerikës një tjetër zyrtar. Të gjithë folën në kushte anonimiteti.
LEXONI GJITHASHTU:
Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:41 Guterres: Inovacioni ka nevojë për parmakë mbrojtës. Nëse IA do të jetë e fuqishme, ajo duhet të qeveriset
- 09:32 Skandali ndërkombëtar, zbulohet nga Europol rrjeti i burrave që drogonin gratë e tyre e më pas i dhunonin
- 09:32 FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet ku zhvilloheshin ndeshjet e Kupës së Botës
- 09:18 Real Madrid përforcon mbrojtjen, nënshkruan me Denzel Dumfries
- 09:12 Bonusi prej 2 miliardë dollarësh i Trump paralajmëron rritjen e mashtruesve politikë në të gjithë perëndimin
- 09:05 Ndeshja Angli-Meksikë, Trump i impresionuar nga kapiteni anglez: Kane është një lojtar i shkëlqyer