Illinoisi dhe qyteti i Nju Jorkut i bashkohen rrjetit GOARN të Organizatës Botërore të Shëndetësisë

5 Shkurt 2026 | 09:06

Shteti i Illinois dhe qyteti i Nju Jorkut kanë njoftuar se do t’i bashkohen Rrjetit Global të Alarmit dhe Reagimit ndaj Shpërthimeve, GOARN të Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky njoftim vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump për të tërhequr SHBA-në nga ky organ global në vitin 2025.

Guvernatori i Illinois, JB Pritzker bëri njoftimin duke konfirmuar se ky shtet do të bëhet pjesë e rrjetit ndërkombëtar për monitorimin dhe reagimin ndaj shpërthimeve globale të sëmundjeve.

Ky është shteti i dytë amerikan që i bashkohet rrjetit, pasi guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, gjithashtu një demokrat, bëri këtë veprim më 23 janar.

 “Duke u tërhequr nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Donald Trump ka minuar shkencën dhe ka dobësuar aftësinë e kombit tonë për të zbuluar dhe për t’iu përgjigjur kërcënimeve globale shëndetësore. Unë refuzoj të rri duarkryq dhe ta lejoj këtë të ndodhë”, tha Pritzker.

Pas vendimit të Illinois, departamenti i shëndetësisë i Qytetit të Nju Jorkut bëri një njoftim të ngjashëm të mërkurën.

“Duke iu bashkuar GOARN, Qyteti i Nju Jorkut fiton akses në një rrjet global prej mbi 360 institucionesh dhe organizatash që i përgjigjen ngjarjeve akute të shëndetit publik me vendosjen e stafit dhe burimeve në vendet e prekura”, thuhej në njoftim.

Me një buxhet vjetor prej 1.6 miliardë dollarësh dhe më shumë se 7,000 punonjës, departamenti i shëndetësisë i qytetit të Nju Jorkut është një nga agjencitë më të mëdha të shëndetit publik në botë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026