Importet e produkteve në janar, nafta, birra dhe kafeja shënojnë rritje rekord

6 Mars 2025 | 16:35

Importet e mallrave me akcize si nafta, birra dhe kafeja janë rritur ndjeshëm këtë janar. Rritja lidhet me shtimin e numrit të turistëve, por edhe të furnizimin e grosistëve për të përballuar ndryshimet e çmimeve në tregun global.

Importet e naftës, birrës dhe kafesë kanë arritur nivele të pazakonta këtë janar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, importet e naftës u rritën me 15.7%, duke arritur në 53,250 ton, një tendencë e lidhur me rritjen e turistëve dhe investimet infrastrukturore.

Rritja më e madhe u regjistrua te kafeja, me një rritje prej 99% dhe një total prej 723 ton. Ky trend lidhet me luhatjet e çmimit në tregun global, të ndikuara nga ndryshimet klimatike, duke i nxitur grosistët të sigurojnë rezerva më të mëdha.

Birra gjithashtu u importua në sasi të larta, me një rritje prej 35% krahasuar me janarin e kaluar, duke arritur 3,256 ton. Në të kundërt, importet e cigareve ranë me 4.1% këtë vit dhe 29% krahasuar me 2023, që shënoi nivelin më të lartë të dekadës.

Në total, të ardhurat nga akciza u rritën me 13.2% në janar 2025, duke reflektuar rritjen e kërkesës për mallrat dhe strategjitë e grosistëve për të siguruar furnizime në një treg me çmime të luhatshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026