Imunë përballë asaj që na bën njerëz? Tobias Xhaxhiu promovon romanin e tij

11 Nëntor 2025 | 18:51

A mund të mbetemi imunë përballë asaj që na bën vërtetë njerëz?

Kjo është pyetja që ngre shkrimtari Tobias Xhaxhiu në romanin e tij më të ri “Imun” një rrëfim i ndërtuar me guxim dhe finesë, ku tre realitete që duken të largëta ndërthuren në një mozaik të vetëm: kërkimi për shpëtim, vetmia dhe iluzioni i kontrollit.

“Virusi është thjesht një katalizator në roman, është mjeti që unë përdor për të ndërtuar ngjarjen dhe është pikënisje për të ndërtuar këtë kurthin që I mbledh personazhet së bashku. Romani është I ndërtuar dhe rrëfyer nga dy zëra Davidi dhe Gretën”.

Në roman ai vë theksin tek impakti që ka media në shoqërinë shqiptare, ku e përshkruan përmes një reality show.

“Është dhe një intermedio në mes të veprës flet për personazhin e Klajdit që vendos të bëhet pjesë e një reality shoë dhe ne rrëfejmë dhe rolin që ka media sot dhe se si ndonjëherë komercializmi ndikon dhe transformon jetët njerëzore”, tregon shkrimtari.

Imun vjen dhe si një lloj i një njeriu bashkëkohor, një njeri që është I pandashëm përballë sfidave, i pathyeshëm nga dhimbjet dhe në thelb tepër egoist.

Autori mes të tjerash tha se “Imun” mund të vijë së shpejti dhe në film.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze

Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë...
20:06 | 08/07/2026

Historia e heroit të mitologjisë greke Odisesë rikthehet në ekranet botërore

Filmi i ri “The Odyssey” ka shfaqur ditën e hënë premierën botërore në Londër, duke sjellë në ekranin e madh historinë e famshme të heroit...
13:26 | 08/07/2026

I jepet lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro

I është dhënë lamtumira e fundit aktorit të njohur Koço Qendro. Në ceremoninë mortore morën pjesë familjarë, miq, kolegë, përfaqësues të institucioneve dhe qytetarë, të...
12:19 | 05/07/2026