Ina Zhupa: Ndarja e Partisë Demokratike, skenar i parapërgatitur

3 Nëntor 2022 | 16:54

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa thotë se mosdakordësimi i grupit që mbështet Enkelejd Alibeajn për të dalë me kandidatë të përbashkët në zgjedhje, ishte një skenar i parapërgatitur.

Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa u shpreh se gjithçka ndryshoi në tre ditët e fundit, ku u vendosën kushte për bashkimin dhe u kërkua zëvendësimi i strukturave aktuale në PD.

“U vendosën disa kushte të cilat kishin të bënin me ristrukturimin apo zerimin e strukturave të Partisë Demokratike, të cilat ne i kemi ngritur me mund deri tani dhe zëvendësimin e disa strukturave ad hoc. Ne kishim shkuar në diskutim për të diskutuar sesi do riorganizohej Partia Demokratike. Ne kishim shkuar sesi mund të dilnim me kandidat të përbashkët. Kjo as nuk u respektua, as nuk u dha një mendim.

Ajo që ndodhi, ishte që brenda 3 ditëve të fundit, gjithçka u ndryshua dhe mesa duket unë dyshoj dhe nuk dua që ky dyshim të jetë i vërtetë, që ky skenar ishte i parapërgatitur. Të gjithë sot e dimë se futja me një kandidat e një pjese të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, që nuk përfaqësojnë as shumicën dhe as demokratët, do ishte vetëm një lloj turpërimi për logon e Partisë Demokratike, për aq kohë sa gjyqi shtyhet dhe ata vazhdojnë ta marrin peng”, theksoi ajo.

Seanca në Gjykatën e Apelit ku pritej të shqyrtohej kërkesa e Enkelejd Alibeajt për bashkimin e vendimeve të Kuvendeve të PD të 17 korrikut dhe 18 dhjetorit, është shtyrë.

Pas kërkesës së avokatit të Alibeajt, Indrit Sefa për shtyrjen e seancës, Gjykata e Apelit vendosi që ta shqyrtojë çështjen më 10 nëntor.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026