Inagurimi i Trump, çfarë pritet të nënshkruajë presidenti në ditën e parë në detyrë

20 Janar 2025 | 07:49

Ai tha se betimi i tij në ceremoni këtë të hënë do t’i jepte fund asaj që ai i quajti “katër vite të gjata të rënies amerikane” dhe do të sillte “një ditë krejt të re të forcës, prosperitetit dhe krenarisë amerikane”.

Trump u tha turmave se planifikonte të nënshkruante një mori urdhrash ekzekutivë në ditën e tij të parë në detyrë. Emigracioni ishte një temë kryesore , ai premtoi të godiste migrantët pa dokumente.

Aleati i tij i ngushtë, miliarderi Elon Musk, gjithashtu iu bashkua shkurtimisht, duke premtuar se Amerika do të bëhej sërish e madhe. Gjatë ditës, Trump dhe zëvendëspresidenti i sapozgjedhur JD Vance morën pjesë në një ceremoni të vendosjes së kurorave në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.

Ai pritet të nënshkruajë sot mbi 200 akte ekzekutive.

“Çdo urdhër ekzekutiv radikal dhe budalla i administratës Biden do të shfuqizohet brenda disa orësh nga momenti kur unë bëj betimin”, tha presidenti i ardhshëm.

Trump premtoi urdhra ekzekutivë që do të rrisin programet e inteligjencës artificiale, do të formojnë Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (Doge), do të vënë në dispozicion të dhënat në lidhje me vrasjen e John F Kennedy në vitin 1963, do të drejtojnë ushtrinë të krijojë një mburojë mbrojtëse kundër raketave Iron Dome dhe do të eliminojë diversitetin , politikat e barazisë dhe përfshirjes (DEI) nga ushtria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si Trump hartoi sulmet ndaj Iranit nga Turqia

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shfrytëzoi qëndrimin e tij në Turqi për samitin e NATO për të koordinuar përgjigjen amerikane ndaj sulmeve iraniane ndaj anijeve...
13:10 | 08/07/2026

Kallas: Sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të ndërlikojnë bisedimet për t’i dhënë fund luftës

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas përmes një postimi në “X” ka reaguar lidhur me sulmet e reja nga Irani dhe SHBA-të në...
12:47 | 08/07/2026

Samiti i NATO-s, Erdogan: Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për arritjen e marrëveshjes SHBA-Iran

 Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdoğan theksoi mbështetjen e Turqisë për Ukrainën si dhe bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit. Gjatë fjalës...
12:34 | 08/07/2026