Inaugurohet Njësia Ushtarake e Sigurisë Kibernetike në Ministrinë e Mbrojtjes

14 Janar 2024 | 10:59

Kryeministri Edi Rama ishte në Ministrinë e Mbrojtjes në inaugurimin e Njësisë Ushtarake të Sigurisë Kibernetike, që cilësohet me një rol kyç në luftën kundër kërcënimeve kibernetike dhe mbrojtjes së sistemeve të informacionit.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se kjo njësi do të ketë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe do të funksionojë falë ekspertizës së specializuar të profesionistëve dhe teknologjisë së përparuar.

“Kjo është njësia më e re për sigurinë kibernetike. Ky investim është ndarë në tre pjesë, në tre lote. Loti  parë është investimi që shikoni këtu, kompjutera, sisteme, serverë, monitorë dhe trajnime që jemi në proces duke i bërë në lidhje me fushën e Cyber-it. Loti i dytë është pjesa për përmirësimin e infrastrukturës aktuale në rrjetin e Forcave të Armatosura në Ministrinë e Mbrojtjes dhe loti i tretë është këshilltari jonë, që do jetë pjesë për tre vjet, duke na mbështetur për sigurinë kibernetike dhe do jetë atashuar pranë Shqipërisë. Këtu është qendra operacionale e sigurisë kibernetike që operojmë 24/7. Edhe natën kemi persona që monitorojnë rrjetin e forcave të armatosura”, – shpjegoi një prej punonjësve të njësisë.

Falë teknologjisë më bashkëkohore, që përdoret aktualisht edhe në SHBA në lidhje me sigurinë kibernetike, gjithçka po funksionon si duhet, duke shmangur në kohë çdo tentativë të mundshme për sulm kibernetik.

“Sistemi në kohë reale siguron alerte, të cilat mund të kenë qëllime keqdashëse ndaj sistemeve. Në orët e para kemi parë një tentativë të mundshme, një aplikacion të panjohur, i drejtuar drejt një pajisjeje, e cila ndodhet te Akademia e Forcave të Armatosura dhe që është një pajisje shumë kritike për sistemet e Forcave të Armatosura. Si skuadra e monitorimit, ne bëjmë analizimin bazik të çdo eventi që gjenerohet nga platforma dhe nga analizimi bazik që mund të gjykojmë të gjithë rrjedhjen e informacionit që ka pasur nga tentativat e aktorëve që mund të jenë keqdashës, drejt pajisjeve tona, shikojmë që disa prej tyre janë kategorizuar nga kjo platformë si keqdashëse. Unë si monitorues mendoj që kjo është diçka që mund të jetë kritike për sistemet tona dhe mund të ketë efekte negative, menjëherë këtë e kaloj te skuadra operacionale për një analizim më te detajuar”, – detajoi një tjetër punonjës mënyrën e funksionimit të njësisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026