Incident i rëndë në Tel Aviv, palestinezi merr përpara me makinë turmën me njerëz
Një incident i rëndë ka ndodhur në veri të Tel Avivit, në një sulm të dyshuar si terrorist.
Reuters raporton se një palestinez dyshohet se ka sulmuar me thikë disa persona, si dhe më pas ka vjedhur një makinë dhe ka përplasur një turmë me njerëz.
Nga informacionet paraprake raportohet se si pasojë e sulmit me makinë kanë mbetur të lënduar 13 persona, ndërkohë që nuk diihet ende numri i personave të plagosur me thikë.
Ngjarja vjen mes të tensioneve të shtuara në Lindjen e Mesme dhe luftës 3-mujore mes Izraelit dhe militantëve të hamasit.
“Ky ishte me sa duket një sulm i dyshuar terrorist”, tha policia izraelite në një deklaratë.
Sipas autoriteteve i dyshuari është nga qyteti i Hebronit në Bregun Perëndimor.
Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë që po vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Duke cituar dëshmitarët në një raport të mëparshëm, Radio Army tha se incidenti mund të ketë qenë një vjedhje e makinës gjatë së cilës automjeti i vjedhur u përplas.
🚨 BREAKING: RAMMING & STABBING INCIDENT, TEL AVIV pic.twitter.com/nihnLmjFjW
— Filipe Neves 🇵🇹 🇵🇸 (@_FilipeNeves) January 15, 2024
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh