Incident në Eurovizion, delegacioni serb tenton të largojë flamurin e Kosovës (VIDEO)

17 Maj 2026 | 13:56

Finalja e madhe e Eurovizionit u shoqërua edhe me një incident në Qendrën e Mediave. Gjatë performancës së këngëtarit shqiptar Alis Kallaçi, një pjesëtare e delegacionit të Serbisë tentoi të pengojë valëvitjen e flamurit të Kosovës.

Anëtari i Eurovision Kosova, Albert Limani, i cili ndodhej në sallën e mediave shihet në video duke penguar një grua nga delegacioni serb gjatë tentativës për të larguar flamurin e Kosovës.

Sipas reagimit të tij në Facebook Limani thotë se gruaja nga delegacioni serb ishte afruar pranë grupit të shqiptarëve në Qendrën e Mediave duke thënë se “ky flamur nuk lejohet këtu”.

Ai ka shtuar se situata është mbyllur pa përshkallëzim të mëtejshëm.

“Ndërsa po festonim bashkë me kolegë të tjerë paraqitjen e Shqipërisë në Eurovision, në Qendrën e Mediave në Vjenë, një grua nga delegacioni i Serbisë erdhi dhe tentoi të na e heqë flamurin e Kosovës, duke na thënë se ‘ky flamur nuk lejohet këtu’. Sigurisht, ajo tentoi ta prekë, por nuk e lejova dhe u kthye mbrapsht. Flamuri i Kosovës do të valojë dhe do të lejohet gjithkund, ndërsa ne do ta mbrojmë me çdo kusht”, deklaroi ai.

Incidenti ndodhi pikërisht në natën finale të Eurovisionit, ku Shqipëria, nën përfaqësimin e Alis Kallaçi me këngën “Nân”, arriti të renditet e 13-ta me gjithsej 145 pikë. Nga votat e publikut, artisti shqiptar mori 85 pikë, duke siguruar një mbështetje të konsiderueshme nga audienca evropiane.

Ylli bullgar i muzikës pop, Dara, ka fituar konkursin e këngës në Eurovision me himnin e saj të vallëzimit pneumatik “Bangaranga”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026