Incident në një pikë karburanti në Tiranë, dy të lënduar
4 Nëntor 2023 |
14:37
Një incident është shënuar këtë të shtunë, teksa mbushej një depozitë në një pikë karburanti në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur te rruga Bardhyl dhe sipas informacioneve të para bëhet fjalë për dy të lënduar nga shpërthimi, shoferi dhe një punonjës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe zjarrfikëses.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.11.2023, rreth orës 13:30, në Rrugën Bardhyl, gjatë kohës që ka qenë duke u funizuar një karburant me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi M. Ç., (menaxher) dhe shtetasi M. K. (shoferi i autobotit), të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta