Incidenti në Elbasan mes simpatizantëve PS-PD në 14 mars, Taulant Balla: Nuk shkohet në festë me flamuj partie
Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet nga gazetarja Ilva Tare nëse është koha e duhur për të rregulluar mënyrën e komunikimit nisur dhe nga incidenti i cili ndodhi në 14 mars në Elbasan.
Balla tha në “Ilva Now” se ai nuk fyente asnjë por ajo që ka qenë fyerje lidhej me vizitën e Lulzim Bashës në Elbasan ditën e festës pagane, kur në atë ditë të gëzuar sipas tij nuk ka pasur vend për flamuj partie.
“Për Elbasanin, Dita e Verës është dasmë dhe unë nuk di të shkohet në dasmë me flamuj partie por apeli im ndaj gjithë strukturës së Partisë Socialiste në Elbasan, gjithmonë mbetet: Ju lutem, mos bini pre e provokimeve! Duhet të shkojmë deri në 25 prill me një klimë shumë normale, të qetë, me një betejë shumë normale idesh dhe programesh,” – u shpreh Balla.
Kandidati për deputet në Elbasan tha se denoncimi i PD-së se personat që nisën incidentin në Ditën e Verës në Elbasan, nuk qëndron dhe se ata eksponentë nuk kanë asnjë lidhje me Partinë Socialiste.
Ndërkaq sa i takon arrestimeve të grupit Çapja që kanë ndodhur në dy ditët e fundit, Balla zgjodhi të mos jepte një opinion ama përgjegjësinë për të dhënë një koment ja delegoi kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës.
“Pyesni Lulzim Bashën sepse ai është i vetmi njeri i dokumentuar që kur ka qenë deputet në Elbasan ka liruar banda në këmbim të votës. Ajo që unë dua të them është që në fakt, vetëm gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste “të fortët” e Elbasanit janë vendosur para drejtësisë,” – përfundoi sekretari i përgjithshëm i PS-së.
LEXONI GJITHASHTU:
- LIVE: Gara për 25 prillin, Taulant Balla në “Ilva Now”
- Balla: Në Elbasan synojmë 9 mandate, Basha e Bardhi po u bëjnë presion kompanive të ndërtimit
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit