Incidenti tragjik në Austri, Kurti: Në kontakt me ambasadën e Kosovës në Vjenë për të ofruar mbështetjen e nevojshme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar përmes një postimi në “Facebook” lidhur me ndarjen nga jeta të 3 shqiptarëve të Kosovës pas shembjes së skelës teksa po punonin në Vjenë. Kurti shkruan se janë identifikuar viktimat ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjet e tyre.
Ai thekson se janë në kontakt me ambasadën e Kosovës në Vjenë dhe se do të ofrojnë mbështetjen e nevojshme lidhur me ngjarjen.
“Na ka tronditur thellësisht lajmi për vdekjen tragjike të disa personave në Austri. Sipas informacioneve zyrtare nga Ambasada jonë atje, tre prej tyre janë identifikuar si qytetarë të Republikës së Kosovës.
Në këto momente të rënda, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të gjithë ata që janë prekur nga kjo humbje e madhe.
Qeveria e Republikës së Kosovës është në komunikim të ngushtë me Ambasadën tonë në Vjenë për të ofruar gjithë mbështetjen e nevojshme”, shkruan Kurti.
Viktimat janë identifikuar si Pajtim Bajrami, Asllan Musliu dhe Istref Zekaj.
Alarm në Paris për ndeshjen Francë-Marok, frikë për incidente serioze, pavarësisht rezultatit
Goditet rrjeti i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare në Europë
Një tërmet i fortë godet Republikën Çeke, sa ishte magnituda
- 21:05 “Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS
- 20:58 Kartoni i kuq kundër Meksikës, Jarell Quansah pezullohet për dy ndeshje në Kupën e Botës
- 20:54 “Me Ramën fola 3 ditë pas vendimit”, Koçeku: Më tha që do të ngelem vetëm, por unë…
- 20:42 U dëmtua gjatë ndeshjes ndaj Belgjikës, Christian Pulisic pësoi frakturë në këmbën e djathtë
- 20:35 Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit
- 20:33 Sulmet SHBA-Iran, çmimet e naftës bien me më shumë se 2%