Indi, përgjaket Nju Delhi pas protestave mes Hinduve dhe Myslimanëve
Të paktën 20 persona kanë humbur jetën gjatë protestave të dhunshme të ditëve të fundit në kryeqytetin e Indisë, teksa grupe të fesë Hindu janë përplasur me ato të fesë Myslimane në kuadër të protestave mbi një ligj shtetësie.
Një shtëllungë e zezë tymi u shfaq në qiellin e Nju Delhit ditën e martë, teksa protestuesit i vunë zjarrin dyqaneve të frutave perimeve si dhe një vendi të shenjtë Mysliman, kanë rrëfyer dëshmitarët.
India po përballet me trazira që nga miratimi i një ligji në dhjetor, të cilët personat që e kundërshtojnë thonë se përshpejton marrjen e nënshtetësisë së gjithë minoriteteve fetare të lindur jashtë vendit, të besimeve më të mëdha në Azinë Jugore përveç Islamit.
Shifra e prej 20 viktimash është konfirmuar nga autoritetet e spitalit. Më herët Sunil Kumar, drejtori i spitalit Guru Teg Bahadur, tha se të paktën 18 persona janë vrarë që nga e hëna, ndërsa policia pohon se të paktën 186 persona kanë mbetur të plagosur.
Presidenti amerikan Donald Trump, i cili u largua nga vendi të martën vonë pas vizitës së tij shtetërore, u tha gazetarëve se kishte dëgjuar për dhunën që po ndodhte por se nuk e kishte diskutuar me kryeministrin e Indisë Narendra Modi.
Ndërkohë, Trump është mburrur për tubimin masiv që kryeministri Modi dhe partia e tij nacionaliste Bharatiya Janata kishin organizuar për të në vendlindjen e tij e cila kishtë mbledhur një turmë prej 125 mijë personash.
Në shënjestër ishte komuniteti Mysliman
Rouf Khan, një 43 vjeçar banor i Mustafabadit, një zonë në verilindje të Nju Delhit, tha se mafiozët Hindu mbanin në duar sende hekuri, tulla dhe shkopë bambuje dhe sulmuan shtëpitë e myslimanëve teksa brohorisnin “Fitore Zotit Ram”, perëndia e famshme e Hinduve, e eposit fetar Ramajana.
“Pasi hynin me dhunë në shtëpi, ata shkatërronin çfarë t’iu dilte përpara dhe rrihnin familjarët”, tha ai, duke shtuar se familjes së tij iu desh t’ia mbathte nga frika dhe të strehoheshin në një xhami e cila ruhej nga mijëra Myslimanë.
Autoritetet kanë mbyllur shkollat në zonat e përfshira nga dhuna.
Policët e kanë cilësuar situatën si të tensionuar por thanë se gjendja është nën kontroll. Policia dhe forcat paraushtarake kanë dërguar përforcime për të shtypur përplasjet.
Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
Tërmetet vdekjeprurëse në Venezuelë, reagon edhe Putin: Solidaritet dhe mbështetje për popullin venezuelian
- 13:16 U fut në lumë të freskohej nga temperaturat e larta, mbytet futbollisti francez Kenzo Kies
- 13:09 Shkon në 164 numri i viktimave nga tërmeti në Venezuelë
- 12:59 Kishin kultivuar bimë narkotike, arrestohen dy të rinj në Kurbin. Sekuestrohet një makinë (VIDEO)
- 12:56 Rama nga Polonia: Ukraina po rindërton guximin e Evropës
- 12:48 Aeroportet e Romës do të pezullojnë sistemin e ri EES gjatë verës për të shmangur fluksin e lartë të pasagjerëve
- 12:44 Ali Ahmeti reagoi kundra protestave në Shqipëri, reagon Bardhi: Po keq përdoret nga PS