Inflacioni në Evropë rritet para vendimit për normën e interesit
Inflacioni i Evropës është rritur edhe më, duke shtuar rëndesën ndaj ekonomive familjare dhe duke mbajtur trysninë ndaj Bankës Qendrore Evropiane për të miratuar atë që mund të jetë një tjetër rritje e madhe e normës së interesit.
Çmimet e konsumit në 20 vendet e Bashkimit Evropian që përdorin valutën euro janë rritur për 7 për qind në prill, krahasuar me një vit më parë, një shifër pak më e lartë se shkalla e përvitshme prej 6.9 për qind në mars, ka njoftuar agjencia e statistikave e BE-së, Eurostat, të marten, shkruan rel.
Inflacioni i çmimeve të ushqimeve është zbutur paksa, duke rënë në një shkallë vjetore prej 13.6 për qind nga 15.5 për qind sa ishte në mars, përderisa çmimet e energjisë pësuan rritje më modeste prej 2.5 për qind, raporton AP.
Inflacioni bazë, i cili nuk përfshin ushqimin dhe karburantet, është ngadalësuar paksa, por ende ishte i lartë, prej 5.6 për qind, duke forcuar bindjen se BQE-ja do të vazhdojë me fushatën e saj për mposhtjen e inflacionit me rritje të normës së interesit.
Analistët thonë se takimi i BQE-së, i paraparë për të enjten, në Frankfurt, mund të rezultojë me një rritje prej një çereku apo gjysmë pike të përqindjes.
Një ngritje e vogël do të ishte e moderuar në një varg rritjesh të shpejta nga banka, përderisa një ndryshim më i madh do të forconte shqetësimet se inflacioni ende nuk është rrugës së rënies drejt 2 përqindëshit, që konsiderohet niveli më i mirë për ekonominë.
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 25-të të protestës