Inflacioni vijon ‘fluturimin’, BQE: Rritja më e lartë se parashikimet

29 Nëntor 2022 | 18:25

Inflacioni në zonën Euro nuk ka arritur ende pikun dhe rrezikon që të rritet më shumë se parashikimet, ka paralajmëruar presidentja e Bankës Qendrore Evropiane.

Komentet e Christine Lagarde kanë lënë të kuptohet për një rritje të mundshme të normave të interesit në të ardhmen, që shton spekulimet se banka nuk do të ndjekë një qasje të moderuar për të luftuar inflacionin.

Rritja e çmimeve të produkteve dhe shërbimeve në 19 vendet që përdorin monedhën e përbashkët preku rekordin prej 10.6 për qind në bazë vjetore muajin e kaluar, edhe pse ekonomistët besojnë se ai do të përkulet në 10.4% në nëntor.

Rritja e çmimeve të energjisë si pasojë e luftës në Ukrainë ka qenë burimi kyç i rritjes së inflacionit, që depërtoi në gjithë ekonominë, duke prekur koston e thuajse çdo produkti.

Lagarde sfidoi parashikimet se piku i rritjes së çmimeve është arritur. “Nuk kemi elementë që të na bëjnë të besojmë se kemi arritur pikun e inflacionit dhe se së shpejti do të nisë rënia e tij”, tha Lagarde në Parlamentin Evropian.

Ndërkohë, ekonomistë të pyetur nga agjencia e lajmeve “Reuters” parashikojnë se inflacioni në Eurozonë do të arrijë në 8.5% këtë vit, 6% vitin e ardhshëm dhe 2.3 për qind në 2024-n, përpara se të arrijë objektivin e BQE prej 2% në 2025-n.

Nga ana tjetër, pasiguria nëse Banka do të rrisë normat e interesit me 0.5 ose 0.75 për qind në takimin e ardhshëm që mbahet në fund të vitit ka shkaktuar destabilizimin e tregjeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I dënuar me 10 vite burg për spiunazh, Irani i shton edhe dy vite dënim britanikut: Foli me mediat

Familja e çiftit britanik Craig dhe Lindsay Foreman, të cilët po vuajnë një dënim me 10 vjet burg në Iran për akuza spiunazhi që ata i mohojnë,...
11:33 | 15/07/2026

Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe

Ish-kryetari i bashkisë së Mançesterit, i cili pritet të bëhet kryeministër të hënën e ardhshme, Andy Burnham se nevojitet një shqyrtim serioz i sigurisë së...
10:56 | 15/07/2026

Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj

Autoritetet spanjolle kanë njoftuar se shtatë britanikë janë midis 12 të huajve të vrarë në zjarret në Spanjën jugore. Zyrtarët thanë se 12 nga 13 viktimat ishin...
08:28 | 15/07/2026