Infrastruktura dhe rrjeti ujësjellës, investimet e problematikat në Bashkinë Kamzë

8 Qershor 2023 | 09:01

Pjesë e tematikave të emisionit RinVote në Euronews Albania ishte dhe transporti publik dhe infrastruktura në Bashkinë e Kamzës, përfshirë infrastukturën rrugore, sistemin e kanalizimeve, rrjetin e shpërndarës të ujësjellësit dhe sistemin e ndriçimit.

Aktualisht, sipas inspektimeve të kryera në Bashkinë Kamzë, të publikuara edhe në faqen e saj zyrtare, 58% e territorit të Kamzës është e pambuluar nga rrjeti ujësjellës. Aktualisht, po kryhet një investim në lidhje me ndërtimin e rrjetit të ujësjellës kanalizimeve. Prioritet i bashkisë është Valias i Ri dhe Kamza e Re. Problematike shfaqet situata me kanalizimet në Bathore, kryesisht në lagjet 3 dhe 4, por bëhet me dije se po kryehet një investim në proces i cili shtrihet nga lagjia nr. 1, Bathore deri në lagjen Frutikulturë.

Sipas të dhënave, në Paskuqan kanë nisur investimet në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në 13 segmente, si dhe është investuar në mirëmbajtjen e 5 rrugëve të tjera. Nga banorët kërkohet cilësi në kryerjen e këtyre investimeve dhe shtrirja e tyre edhe në zona të tjera të Paskuqanit, kryesisht në rrugët dytësore. Në muajin prill u finalizua rikonstruksioni i bulevardit në qendër të Kamzës, ku tashmë është bërë e mundur ndarja e korsive për lëvizjet me biçikleta, por dhe të këmbësorëve. Më në brendësi të qytetit nuk ka korsi biçikletash. Makinat personale dhe linjat e autobusëve janë mjeti kryesor i lëvizjes.

Në Bashkinë e Kamzës ndodhen 5 linja autobusësh të cilat mbulojnë lidhjen me kryeqytetin Tiranë si dhe me zonat më në brendësi të Kamzës siç janë Laknasi, Valiasi, Cerkeza, dhe Paskuqani. Linja hekurudhore është jashtë funksionit. Janë kryer disa investime në sistemin e ndriçimit në Njësinë Adimnistrative Paskuqan dhe në mirëmbajtjen e ndriçimit për rrugën “Demokracia”, por banorët kërkojnë vijimin e këtyre investimeve edhe në rrugë të tjera dytësore në këtë njësi, si dhe në njësitë e tjera të Kamzës.

Nga të dhënat e realizuara nga anketa e kryer, rezulton se shumica e të rinjve (59%) dhe aktorëve lokalë (92%) mendojnë se nuk ka politika rajonale që synojnë reduktimin e përdorimit të makinave. Ndër aktorët vendorë, ka të anketuar që mendojnë se bashkia promovon politikat për reduktimin e përdorimit të makinave. 54% e të rinjve mendojnë se nuk ka rritje të ofrimit të shërbimeve të transportit publik. 49% e tyre nuk mendojnë se transporti publik është i lirë, tërheqës dhe i përshtatshëm për përdoruesit. Sakaq, 75% e aktorëve vendas mendojnë gjithashtu se transporti publik nuk është i lirë, tërheqës dhe i përshtatshëm për përdoruesit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian

Ndërsa afrohet fillimi i Kupës së Botës 2026, autoritetet amerikane kanë njoftuar kontrolle të hollësishme sigurie për të gjithë anëtarët e delegacionit iranian që udhëtojnë...
09:07 | 03/06/2026

Aksident i shumëfishtë në Levan-Tepelenë, përplasen 5 automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur të martën në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të fshatit Fratar. Pesë automjete janë përplasur mes tyre, përfshirë edhe një...
14:20 | 02/06/2026

Gjurmët e konfliktit rajonal në turizëm, Hotelet në Dubai ofrojnë zbritje dhe paketa speciale për të tërhequr turistët

Turizmi në Dubai po shfaq shenja rimëkëmbjeje pas muajsh pasigurie të shkaktuar nga konflikti rajonal me Iranin, por autoritetet dhe bizneset e sektorit të mikpritjes...
07:45 | 02/06/2026