Inkursioni në Kursk, Lavrov bën parlajmërimin e fortë: Kujdes! Po luani me zjarrin

28 Gusht 2024 | 14:22

Ukraina sulmoi rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë më 6 gusht dhe ka goditur një pjesë të territorit në sulmin më të madh të huaj ndaj Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore. Presidenti Vladimir Putin tha se do të kishte një përgjigje të denjë nga Rusia ndaj sulmit.

Sergey Lavrov, i cili ka shërbyer si ministër i Jashtëm i Putinit për më shumë se 20 vjet, tha se Perëndimi po kërkonte të përshkallëzonte luftën në Ukrainë dhe po “kërkonte telashe” duke marrë në konsideratë kërkesat e Ukrainës për të përdorur armët e furnizuara nga Perëndimi.

Që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022, Putin ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një lufte shumë më të gjerë që përfshin fuqitë më të mëdha bërthamore në botë, megjithëse ai ka thënë se Rusia nuk dëshiron një konflikt me aleancën e NATO-s të udhëhequr nga SHBA.

“Tani po konfirmojmë edhe një herë se të luash me zjarrin – dhe ata janë si fëmijët e vegjël që luajnë me shkrepse – është një gjë shumë e rrezikshme”, u tha Lavrov gazetarëve në Moskë.

Ministri i Jashtëm rus shtoi se Rusia po “sqaronte” doktrinën e saj bërthamore. Doktrina bërthamore e Rusisë 2020 përcakton momentin se kur presidenti do të konsideroj të arsyeshëm përdorimin e një arme bërthamore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026