Inkursioni në rajonin rus, Zelensky: Ukraina ka forcuar pozicionet në Kursk

17 Gusht 2024 | 15:30

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se trupat e tij kanë forcuar pozicionet dhe kanë zgjeruar territorin në rajonin rus të Kurskut, pas pothuajse dy javë që nga nisja e inkursionit të tyre.

Ukraina tha se ka marrë kontrollin e 82 vendbanimeve në një zonë prej 1.150 kilometrash katrorë, që nga nisja e inkursionit të befasishëm më 6 gusht.

Zelensky tha se shefi i ushtrisë ukrainase, Oleksandr Syrskiy, i ka raportuar se trupat ukrainase kanë vazhduar përparimin e tyre dhe kanë arrestuar ushtarë rusë.

“Faleminderit të gjithë ushtarëve dhe komandantëve që po burgosin ushtarë rusë dhe sjellin më afër lirimit ushtarët dhe civilët tanë që mbahen nga Rusia”, tha Zelensky përmes një deklarate të publikuar në Telegram.

“Gejnerali Syrskuy më ka raportuar për forcimin e pozicioneve të forcave tona në rajonin e Kurskut dhe zgjerimit të territorit”.

Ushtria ukrainase në një deklaratë tha se trupat me sukses kanë bërë përparim të mëtejmë në Kursk, pa ofruar më shumë detaje. Më herët, ushtria kishte njoftuar për një avancim prej 35 kilometrash.

Rusia e ka cilësuar si “provokim të madh” inkursionin në Kursk dhe është zotuar se do të kundërpërgjigjet, teksa pushtimi që Moska nisi kundër Ukrainës më 2022 po vazhdon./REL

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026