INSTAT: 85% e aksidenteve si pasojë e gabimeve të drejtuesve të mjeteve
Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAt, gjatë muajit janar 2026 në Shqipëri u regjistruan 96 aksidente rrugore, ku si pasojë u aksidentuan 149 persona, mes të cilëve të vrarë dhe të plagosur. Krahasuar me janarin e vitit 2025, numri i aksidenteve ka shënuar ulje me rreth 23.2%, duke treguar një përmirësim të situatës së sigurisë rrugore në fillim të këtij viti.
Sipas raportit, rreth 85.4% e aksidenteve kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesve të mjeteve, çka konfirmon se faktori njerëzor mbetet shkaku kryesor i ngjarjeve në rrugë. Grupmosha 25–34 vjeç rezulton me përfshirjen më të lartë në aksidente, duke zënë rreth 31.3% të totalit, ndërsa sipas ditëve të javës, e premtja ka regjistruar numrin më të madh të aksidenteve me 21.9%, ndërsa e marta ka pasur përqindjen më të ulët me 6.3%.
Për nga shpërndarja gjeografike, Tirana vijon të kryesojë për numrin e aksidenteve, e ndjekur nga qarqe të tjera me qarkullim të lartë automjetesh. Të dhënat tregojnë një tendencë pozitive në uljen e aksidenteve krahasuar me një vit më parë, por njëkohësisht nënvizojnë nevojën për rritjen e ndërgjegjësimit dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
Krenar Ahmeti në protestë: Si ish-polic, ju jap urdhër të mos largoheni nga fronti (VIDEO)
Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
- 20:15 Krenar Ahmeti në protestë: Si ish-polic, ju jap urdhër të mos largoheni nga fronti (VIDEO)
- 20:01 Aktivistja mjedisore në protestë: Vjosa dhe Narta në rrezik, ligji i 2024 problematik
- 19:53 Salianji i bashkohet protestës në Tiranë, shfaqen edhe Alesia Balliu dhe Asllan Dogjani
- 19:29 Vritet me atentat pranë Moskës gjenerali i lartë rus, drejtonte municionin raketor të ushtrisë ruse
- 19:10 Protesta e 11-të para Kryeministrisë, protestuesi: Të ngremë një Kuvend Kombëtar
- 19:06 “Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen