“Ju jeni heronjtë e mi”, gazetari sjell mesazhin e Kim Mehmetit në protestë: Na falni që ju vodhëm të ardhmen

10 Qershor 2026 | 19:06

Gazetari Klevin Muka, ka përcjellë sot në protestë një mesazh nga Kim Mehmeti nga Maqedonia e Veriut, drejtuar të rinjve që po marrin pjesë në tubime.

Në mesazhin e tij, Mehmeti vlerëson angazhimin e rinisë, duke e cilësuar zërin e tyre si një burim shprese jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë shqiptarët. Ai thekson se të rinjtë po bëjnë atë që, sipas tij, brezat e mëparshëm nuk arritën ta realizonin, duke ngritur zërin kundër padrejtësive dhe duke kërkuar llogari nga pushteti.

Ai shton se të rinjtë kanë të drejtë të gjykojnë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, duke kritikuar edhe klasën politike ndër vite.

“Ju jeni heronjtë e mi”, përfundon mesazhin e tij Kim Mehmeti.

Mesazhi:
“Jam këtu për të përcjellë një mesazh nga Maqedonia e veriut. Mos tregoni që maskarenjtë të treghojnë se kush jeni. I përulem zërit tuaj,I cili ëhstë ilacci më I mirë I shpresës mbarëshqiptare. Jeni duke bërë atë që nuk e bëmë dot ne patriotët e studiove televizive. Nëse do nevoja zërit tuaj do i vi pas edhe duke u varritur, Mos u dorëzoni, sepse nëse ju jeni kundër zhvillimit, vendimin do ta zhvillojnë ata që e vodhën vendin për 35 vite apo mediat që u lëpihen oligarkëve?
Zëri juaj ngërthen tirrjen e shqioptarëve të kudo ndodhur. Shqëipëria më shumë ju takon ju se ne që nuk e mbrojtjëm dot nga hajdutët dhe zhvatësit, si nuk duhet të harroni që shqiptaria nuk ka pasur kaq shumë maskarenj. Keni të drejtë të na gjykobni se ju vodhëm të ardhmen. Ju jeni heronjtë e mi!”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 40-të e protestës, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë hyri këtë të enjte në ditën e saj të 40-të ndërsa si çdo pasdite, rreth orës 19:30, ata...
19:56 | 09/07/2026

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026