Integrimi në BE, ministrja daneze: Nxisim përmbylljen e negociatave me Shqipërinë
Nën presidencën daneze, rruga europiane e Shqipërisë do të nxitet për t’u përmbyllur sa më shpejt. Kështu deklaroi ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre sot, ku theksoi se Danimarka vlerëson objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së.
Përgjatë fjalës së së saj në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian ku prezantoi prioritetet e Presidencës daneze të BE-së, Bjerre u shpreh se, Danimarka nxit të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit.
“Në lidhje me Shqipërinë, ne mirëpresim hapjen e grupkapitujve midis tetorit 2024 dhe majit 2025 duke arritur një numër prej 24 kapitujsh, një rezultat mbresëlënës. Ne vlerësojmë objektivin e Shqipërisë për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së dhe nxisim të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit”, tha Marie Bjerre, ministre daneze për çështjet evropiane.
Me tej Bjerre theksoi se pritshmëritë për hapjen e grupkapitujve të tjerë me Shqipërinë janë pozitive.
“Mezi presim të hapim grupkapituj të tjerë negociues në të ardhmen e afërt sapo të përmbushen kushtet. Gjithashtu mezi presim të organizojmë së shpejti konferencën e radhës për anëtarësimin për të hapur grupkapitullin IV për agjendën e gjelbër dhe lidhshmërinë e qëndrueshme”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta