Inteligjenca amerikane: Aktorë të huaj po përpiqen të ndërhyjnë në zgjedhjet në SHBA

30 Korrik 2024 | 13:48

Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ka thënë të martën se “aktorë të huaj” janë duke kryer dhe planifikuar “operacione ndikimi”, për t’i shënjestruar zgjedhjet e nëntorit, duke përdorur taktika për “fshehje më të mirë të dorës”.

“Aktorë të huaj u janë drejtuar kompanive komerciale, sikurse ato të marketingut dhe marrëdhënieve me publikun, për të shfrytëzuar ekspertizën e këtyre kompanive në komunikime, sofistikim teknik dhe aspekte tjera të komplikuara”, është thënë në raportin e përditësuar, të publikuar më 29 korrik.

Në raport përmendet që këto kompani “shpesh mund të operojnë në mënyrë më të shkathët dhe me më pak pengesa burokratike, sesa subjektet qeveritare”.

Komuniteti i inteligjencës amerikane pret që Rusia, Kina dhe Irani të vazhdojnë të tentojnë që të kenë ndikim në politikën amerikane “për të përfituar në të mirë të tyre dhe për të minuar demokracinë dhe vendin e Uashingtonit në botë”.

“Moska është duke shfrytëzuar kompani ruse për të formësuar opinion publik në Shtetet e Bashkuara, përfshirë operacionet që lidhen me zgjedhjet”, është përmendur mes tjerash në raport.

Inteligjenca amerikane e konsideron Rusinë si “kërcënimin kryesor për zgjedhjet amerikane” dhe beson që Moska është duke punuar që të mos vërehet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026