Inteligjenca artificiale kryefjala e Apple, përdoruesit të frikësuar për privatësinë
Apple njoftoi një sërë veçorish të reja për iOS 18, shumë prej të cilave janë të dizajnuara për të përmirësuar asistentin Siri dhe për të sjellë mjete të inteligjencës artificiale për përdoruesit e iPhone. Këto përditësime pritet të vijnë në vjeshtë dhe synojnë t’u mundësojnë miliarda përdoruesve të kryejnë më shumë punë në më pak kohë.
Veçoritë e plota të Inteligjencës Artificiale do të funksionojnë vetëm në iPhone 15, pasi kërkojnë procesorë të avancuar.
Megjithatë debate ka nëse kjo inteligjencë do të përdoret për të marrë informacione private të përdoruesve, duke qenë se një debat i tillë u bë vetëm para pak kohës me FaceBook nga përdoruesit.
Apple po punon fort për të bindur konsumatorët se iPhone nuk do të përdoret për t’i spiunuar, duke u bazuar në teknologjinë e çipave që shumica e veçorive të fuqizuara nga AI të trajtohen në vetë pajisjen dhe jo në qendrat e të dhënave të largëta, duke mbajtur të dhënat lokale.
Për të ndikuar më shumë në besimin e blerësve Apple ka krijuar një aplikacion të ri të dedikuar për fjalëkalime, ku mund të aksesohen të gjitha fjalëkalimet në një vend të vetëm.
LEXO GJITHASHTU:
Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)