Inteligjenca artificiale paraqet “rrezik dhe mundësi për gazetarinë”

20 Shtator 2023 | 12:08

Inteligjenca artificiale është edhe kërcënim, por edhe mundësi për gazetarinë, përderisa gjysma e të anketuarve për një raport të ri që u publikua thanë se kanë shqetësime lidhur me implikimet etnike në punën e tyre.

Përderisa 85 për qind e të anketuarve kishin eksperimentuar me chatbot-et e inteligjencës artificiale, sikurse ChatGPT dhe Google Bard, për punën e tyre, përfshirë shkrimin e përmbledhjeve apo gjenerimin e titujve, 60 për qind thanë se kishin rezerva.

Studimi, i kryer nga Nisma për Inteligjencën Artificiale e Shkollës Ekonomike të Londrës, anketoi mbi 100 organizata mediale nga 46 shtete lidhur me përdorimin nga të inteligjencës artificiale dhe teknologjisë që lidhet me të. Anketat u realizuan mes prillit dhe korrikut, shkruan Radio Evropa e Lirë.

“Mbi 60 për qind e të anketuarve theksuan shqetësimin e tyre për implikimet etnike të inteligjencës artificiale në vlerat gazetareske përfshirë saktësinë, drejtësinë dhe transparencën, por edhe aspektet e tjera të gazetarisë”, thanë hulumtuesit përmes një deklarate.

“Gazetaria në mbarë botën po kalon nëpër një tjetër periudhë emocionuese, por edhe të frikshme të ndryshimeve të teknologjisë”, tha bashkautori i raportit dhe drejtori i projektit, Charlie Beckett.

Ai tha studimi tregoi se mjetet e reja gjeneruese të inteligjencës artificiale ishin “edhe kërcënim i mundshëm i integritetit të informacionit dhe mediave”, por po ashtu “një mundësi e jashtëzakonshme për ta bërë gazetarinë më efikase, efektive dhe më të besueshme”.

Gazetarët e anketuar kanë thënë se inteligjenca artificiale ka përfitime, sikurse kursimi kohës për detyrat e tyre, sikurse është transkriptimi i intervistave.

Por, ata thanë po ashtu se përmbajtja që gjenerohet nga inteligjenca artificiale ka nevojë të kontrollohet nga njerëzit “për të minimizuar dëmet e mundshme, sikurse pasaktësia”, thanë autorët e studimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë

Pesë dronë vetëvrasës u rrëzuan mbi qytetin verior të Irakut, Erbil, pasi u interceptuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa shpërthime të shumta u dëgjuan...
22:22 | 22/07/2026

Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë

Ushtarët e Polonisë dhe Gjermanisë po punojnë së bashku për të përforcuar kufirin polak me Rusinë, në kuadër të përpjekjeve për të forcuar krahun lindor...
22:19 | 22/07/2026

SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale

Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Bessent, paralajmëroi se kompanitë kineze mund të përballen me sanksione dhe kufizime eksporti nëse përfshihen në vjedhje në shkallë...
22:17 | 22/07/2026