Inteligjenca gjermane ngre alarmin: Rusia do sulmojë NATO-n në vitin 2030

15 Tetor 2024 | 15:04

Rusia mund të kryejë një sulm ndaj vendeve të NATO-s nga fundi i dekadës. Ka qenë ky paralajmërimi i shefit të shërbimeve sekrete gjermane.

Bruno Kahl bëri një raportim të zymtë në një takim të ndjekur nga krerët e agjencive të inteligjencës në Bundestag.

Sinkron Bruno Kahl, drejtor i Shërbimit Federal të Inteligjencës:

“Duam apo nuk duam ne, jemi në një përballje direkte me Rusinë dhe Putin e ka bërë të qartë armiqësinë e tij prej shumë kohësh”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i hodhi poshtë deklaratat duke thënë se nuk ka asnjë logjikë që Moska të sulmojë Aleancën.

Në qershor, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser tha se situata e sigurisë në vend ishte e tensionuar.

Ajo tha gjithashtu se lufta ruse në Ukrainë ka vënë në dyshim paqen dhe rendin në Evropë dhe se Rusia, mes vendesh të tjera, përdor shërbimet sekrete të saj për të spiunuar Gjermaninë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026