Inteligjenca ukrainase raportohet se ka kryer sulm kibernetik ndaj partisë ruse

26 Prill 2024 | 16:09

Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukrainës ka kryer një “sulm kibernetik në shkallë të gjerë” ndaj burimeve të partisë në pushtet në Rusi, Rusia e Bashkuar, tha një burim nga ky shërbim special për Radion Evropa e Lirë më 26 prill.

Sipas të dhënave të këtij shërbimi, shërbimet e partisë dhe ueb-faqet, por edhe domenet ER.RU dhe Edinros, aktualisht janë nën sulm.

Sipas burimit, inteligjenca ukrainase pretendon se pavarësisht deklaratës së lëshuar nga Rusia e Bashkuar se “puna e infrastrukturës kritike digjitale po funksionon”, disa nga burimet kanë dalë jashtë funksionit.

Mëngjesin e 26 prillit, partia në pushtet e Rusisë tha se është goditur nga një sulm i madh kibernetik.

Në mars të këtij viti, Inteligjenca ushtarake ukrainase, e njohur me shkurtesën GUR, tha se shërbimet e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë u përballën me një sulm kibernetik dhe se ekspertët e inteligjencës ukrainase patën qasje në informacione sekrete të kësaj ministrie, shkruan REL.

Njoftimi për sulmin e pretenduar vjen teksa pushtimi i paprovokuar i Ukrainës, që nisi Rusia më 2022, po vazhdon.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026