Inter e nis mbarë vitin 2026, regjistron fitoren e pestë radhazi në Serinë A

5 Janar 2026 | 17:04

Interi e ka nisur mbarë vitin e ri 2026, ku regjistroi një tjetër fitore e cila është e pesta radhazi në Serinë A. Ziklatrit qëndrojnë në krye dhe ndiqen nga Milan dhe Napoli.

Me një dominim absolut, 3 gola të shënuar dhe disa raste të humbura, Inter mori fitoren e radhës në kampionatin Italian, duke e nisur me këmbën e mbarë 2026-ën. Zikaltrit triumfuan ndaj Bolonjës në shtëpi, ndërsa mbrojnë vendin e parë në klasifikim, teksa beteja duket se do të jetë e fortë deri në përfundim. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të skuadrës së udhëhequr nga Christian Chivu, që shënoi me Zielinskin.

Në fraksionin e dytë, pas disa rasteve të shpërdoruara kapiteni Lautaro Martinez dyfishoi shifrat e pas tij Thuram dërgoi rezultatin në 3-0. Bolonja reagoi 7 minuta nga fundi me Castron, por pa mundur të ofrojë dicka më tepër, duke bërë që Inter të triumfojë 3-1 dhe shkojë në kuotën e 39 pikëve, 1 më tepër se Milan dhe 2 përpara Napolit. Këta të fundit bënë detyrën ndaj Lazios që e mposhtën mesditën e së dielës.

Një paraqitje pozitive dhe e mbrojtësit të Kosovës Amir Rrahmani, që shënoi një prej golave në fitoren 0-2, pasi tjetri kishte si autor Spinazzolën. Sa i përket klasifikimit, në vendin e katërt është Juventus që barazoi këtë javë e më pas Roma e Como.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar

Autoritetet amerikane kanë konfiskuar më shumë se 300 dronë që nga fillimi i ndeshjeve të Kupës së Botës FIFA 2026, për shkak të shkeljes së...
15:27 | 24/06/2026

Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës

Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë histori në futbollin botëror. Sulmuesi portugez u bë lojtari i vetëm në histori që ka shënuar gola në gjashtë edicione...
12:11 | 24/06/2026

Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)

Cristiano Ronaldo u acarua nga pyetja e një gazetari meksikan për Lionel Messin në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes së Portugalisë kundër Uzbekistanit. Cristiano...
09:47 | 24/06/2026