Interes në rritje nga qytetarët për të investuar në skemat e pensioneve private

28 Maj 2022 | 15:10

Qytetarët kanë rritur interesin për të investuar në skemat e pensioneve private.

Në fund të marsit numri i personave që kanë paguar për të marrë një pension nga fondet vullnetare arriti në 34.555, duke u rritur me 2875 individë krahasuar me 1 vit më parë.

Vlera e parave të investuara në këto fonde kapi shifrën 40 milion euro, duke shënuar një rritje vjetore 6%.

Interesi më i madh për të marrë një pension nga kompanitë private është për gjininë femërore me 17.877 pjesëmarrëse kundrejt 17.375 meshkuj.

Por ndërkohë që qytetarët u janë drejtuar fondeve vullnetare, skema e pensioneve në shtet ka thelluar deficitin.

Në fund të prillit pagesat e shtetit për pensionet ishin 391 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore ishin 286 milionë, 104 milionë euro më pak.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen

Sektori bankar ka regjistruar një rënie të fitimit gjatë pesëmujorit të parë të vitit 2026, ndërsa kreditimi dhe depozitat vijuan të zgjerohen. Të dhënat e...
21:46 | 15/07/2026

Tatimet kontrollojnë individët me të ardhura të larta, gjenden 770 mijë euro të dyshimta

Rreth 200 individe me te ardhura te larta ne vendin tone, po kontrollohen per pasurine e tyre. Drejtoria e Tatimeve thote se deri me tani...
18:26 | 13/07/2026

Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq 83 licenca

Banka e Shqipërisë ka mbyllur licencat për 83 zyra të këmbimit valutor gjatë vitit 2025. Vendimi është marrë, pas shkeljeve të konstatuara dhe evazionit në...
18:23 | 13/07/2026