Intervista e Trump: Nga kërcënimi për largimin nga NATO, te falja e kryengritësve
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi në një intervistë për ABC Neës se ai do të “shqyrtojë seriozisht” mundësinë e largimit të Shteteve të Bashkuara nga NATO, nëse kërkesat e ij nuk trajtohen “drejtësisht”.
Trump përsëriti se aleatët e NATO-s “duhet të paguajnë faturat e tyre”, përndryshe ai do ta konsideronte absolutisht nxjerrjen e Shteteve të Bashkuara nga aleanca.
Ndërsa gjatë një interviste për NBC News, presidenti i ri i SHBA-së më pas deklaroi se do të “dëbojë” të gjithë emigrantët pa dokumente.
“Kjo duhet të bëhet,” tha ai, duke këmbëngulur se ai gjithashtu dëshiron t’i japë fund shtetësisë nga lindja, e sanksionuar në Kushtetutën e SHBA, përmes një urdhri ekzekutiv.
Trump gjithashtu konfirmoi se ai po konsideron faljen e kryengritësve të 6 janarit.
“Ata po jetojnë ferr në burg,” tha presidenti i zgjedhur në intervistën për NBC Neës, duke paralajmëruar se disa anëtarë të komitetit të Dhomës që hetuan sulmin në Capitol Hill “duhet të shkojnë në burg”.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 23:25 Dosja “Ura”, BKH arreston Adi Çobën, i akuzuar si organizator i trafikut të heroinës dhe kokainës
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij