“Investimet amerikane..”, Kurti në SHBA takon kongresistin Self, zbardhen bisedimet
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me një takim me kongresistin amerikan nga Partia Republikane, Keith Self. Takimi u zhvillua në mjediset e Konsullatës së Republikës së Kosovës në New York, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Kongresisti Self, një mbështetës i deklaruar i Kosovës, dhe kryeministri Kurti diskutuan mbi marrëdhëniet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, me fokus të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në forcimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve.
Kurti e informoi kongresistin për investimet e bëra në rritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, përfshirë pajisjet dhe armatimin e siguruar nga SHBA si pjesë e bashkëpunimit strategjik në mbrojtje. Ai gjithashtu përmendi vendimet e fundit të qeverisë, si pranimi dhe zhvendosja e përkohshme e shtetasve të vendeve të treta nga SHBA, heqja e tarifës doganore për produktet me origjinë amerikane dhe vazhdimi i programit “Kompakt” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit për Kosovën – të gjitha këto, sipas Kurtit, janë dëshmi e partneritetit të fortë me Shtetet e Bashkuara.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe rëndësia e investimeve amerikane në sektorin privat të Kosovës, ku u theksua roli i diasporës në lehtësimin dhe nxitjen e investimeve të huaja direkte.
Në fund të takimit, kryeministri Kurti e ftoi kongresistin Self për një vizitë në Kosovë dhe e falënderoi për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, përfshirë qëndrimet pro-anëtarësimit të saj në NATO dhe organizata të tjera euroatlantike. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë për të thelluar më tej bashkëpunimin me Kongresin amerikan dhe me administratën në Uashington në promovimin e vlerave dhe interesave të përbashkëta.
LEXONI GJITHASHTU:
Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës (VIDEO)
Protestuesit marrin banderolën nga ambientet e Politeknikut, e valëvisin në shesh (VIDEO)
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht