“Inxhinierimi i votës”, Biba shpjegon kuptimin e togfjalëshit, ndërsa pret surpriza nga partia e Doshit
Ish-kryetari i KQZ-së, Denar Biba i pranishëm në studion e emisionit “Barometri Politik” thotë se gara elektoarle për shkak të modelit do jetë ndryshe në secilin qark.
Ai theksoi se çdo qark në vend mund të sillet si një “Mini-Shqipëri”, ndërsa shton faktin se kjo do t’ua bëjë më të vështirë partive për të bërë llogaritë elektorale.
“Inxhinierimi i votës nuk është risi. Ne jemi në një sistem proporcional rajonal dhe jo proporcional kombëtar. Jemi në kushtet e një proporcionali rajonal, ku çdo qark sillet si një mini-Shqipëri. Por rast pas rasti, ti mund të marrësh vota nga qarqet e tjera, dhe të bësh atë 40, 41, 42, apo 43 %, por ato duke qenë të shpërndarë, praktikisht nuk nuk arrin të prodhojnë aq deputetë nëse do ishin të fokusuar në dy-tre qarqe të vetëm”, tha ai.
Ai shpjegoi kuptimin e togfjalëshit “Inxhinierim i votës”, term që sipas tij merr kuptim kur palët fusin në lojë emra apo parti, me qëllim që t’u heqin vota kundërshtarëve.
“Kulmi i inxhinierimit i ka qenë në zgjedhjet e 2011-s, kur PD dhe LSI në atë kohë futën Partinë Komuniste për të marrë sa më shumë vota. Në 2003 një pensionist me mbiemrin Rama për të hequr vota. Në qark edhe për një votë do jetë diferenca”, theksoi ai.
Lidhur me rolin që do kenë partitë e vogla në këto zgjedhje, z. Biba theksoi se partia e Tom Doshit do të prodhojë deputet.
“Tek partitë tjera, ne nuk përmendëm një që do jetë “Game-changer”, edhe mund të jetë Partia Socialdemokrate. Është pjesë e të tjerave, PSD është luani i vërtetë tek 4.5 % dhe kemi për ta parë. Do të jetë partia që do të prodhojë deputet”, tha ai.
Nikollë Lesi: Ja pse po të isha gjyqtar do ia jepja PD-në Berishës
Balina Bodinaku: Militantët nuk zhgënjehen kurrë nga një lider autoritar pasi kanë një raport idealizimi
Manjani: Maksimumi që mund të bëjë Basha është ndonjë LSI brenda PD. Ka çuar në Kuvend ligje fashiste
- 14:46 Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
- 14:16 Vrasja e dy emigrantëve në Teksas dhe Maine, Trump: Agjentët e ICE nuk do t’i ndalojnë kontrollet e automjeteve
- 14:09 Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
- 13:56 Rritet numri i viktimave nga lufta në Gaza, që nga armëpushimi i tetorit 1,123 palestinezë janë vrarë