Irani: Do të marrim masat e nevojshme nëse SHBA nuk përmbush detyrimet

20 Qershor 2026 | 17:35

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Esmaeil Baghaei ka deklaruar këtë të shtunë se Irani do të marrë masat e nevojshme nëse SHBA-të nuk i përmbahen detyrimeve të tyre sipas një marrëveshjeje fillestare midis vendeve.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi zhvilloi sot një takim me Ministrin e Brendshëm të Pakistanit, Mohsin Naqvi, i cili u përpoq ta bindte Iranin se mund të qëndrojë në tryezën e negociatave, sepse ka presion të mjaftueshëm të SHBA-së mbi Izraelin për të ndërprerë sulmet në Liban.

Konflikti në Liban është shfaqur si një pengesë kryesore në fazat e hershme të një periudhe 60-ditore që palët të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Nga ana tjetër zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance pritet të udhëtojë këtë të shtunë për në Zvicër, ndërsa fillojnë përgatitjet për bisedimet me Iranin.

I dërguari i SHBA-së, Steve Witkoff, dhe dhëndri i Presidentit Donald Trump, Jared Kushner, janë tashmë në terren duke u marrë me elementët teknikë të negociatave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor

Kongresmeni amerikan Ro Khanna ka deklaruar se u ndalua për rreth 90 minuta nga kolonë izraelitë gjatë një vizite në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke...
22:10 | 11/07/2026

Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë

Rusia ka kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj Ukrainës të shtunën, duke të vrarë të paktën gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë,...
22:06 | 11/07/2026

Kupa e Botës, Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen finale

Justin Bieber i është bashkuar listës së yjeve që do të interpretojnë në ndeshjen e funidt të Kupës së Botës në 19 korrrik në Nju...
21:03 | 11/07/2026