Irani e Suedia shkëmbejnë të burgosur, përfshirë një të dënuar për vrasjet e ’88-ës

15 Qershor 2024 | 15:04

Irani dhe Suedia shkëmbyen të burgosur të shtunën përmes një marrëveshje e cila përfshin lirimin e Hamid Nourit, të dënuar për krime lufte nga Suedia në lidhje me ekzekutimet masive të vitit 1988 në Republikën Islamike.

Nouri u liria në shkëmbim të lirimit të një diplomati të Bashkimit Evropian dhe të një burri tjetër të mbajtur nga Teherani.

Irani i liroi Johan Floderus, një suedez që punonte për trupin diplomatik të BE-së, si dhe Saeed Azizin, tha kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson.

“Ata janë në avion rrugës për në Suedi, dhe së shpejti do të ribashkohen me familjet e tyre”, tha Kristersson në rrjetin social X.

Omani e ndërmjetësoi marrëveshjen e shkëmbimit, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve e Omanit.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Nouri është liruar tashmë dhe se do të kthehet në Teheran

Në vitin 2022, Gjykata e Qarkut e Stokholmit e dënoi Nourin me burgim të përjetshëm për shkak të rolit të tij në ekzekutimet masive. Gjykata e identifikoi atë si ndihmës të zëvendësprokurorit në burgun Gohardasht në periferi të qytetit iranian Karaj.

Ekzekutimet masive të vitit 1988 u kryen në fund të luftës së gjatë të Iranit me Irakun. Pasi lideri suprem i atëhershëm i Iranit, Ruhollah Khomeini, e pranoi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara për armëpushim, pjesëtarët e grupit opozitar iranian, Mujahedeen-e-Khalq, të armatosur rëndë nga Saddam Hussein, kryen një sulm befasues përgjatë kufirit iranian.

Irani e frenoi sulmin e tyre, por sulmi u hapi rrugë rigjykimeve të rrejshme të burgosurve politikë, militantëve dhe të tjerëve, që më vonë u bënë të njohura si “komisionet e vdekjes”.

Grupet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vlerësojnë se rreth 5.000 njerëz u ekzekutuan. Irani kurrë nuk i ka pranuar plotësisht ekzekutimet, të cilat u kryen me urdhrat e Khomeinit, edhe pse disa argumentojnë se edhe zyrtarët e tjerë të lartë ishin përgjegjës në muajt e fundit para vdekjes së Khomeinit më 1989, shkruan REL.

Presidenti i ndjerë iranian Ebrahim Raisi, i cili vdiq nga rrëzimi i një helikopteri në maj, ishte përfshirë gjithashtu në ekzekutimet masive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rritjet e çmimeve, Shtëpia e Bardhë: Është çrregullim i përkohshme në tregun e naftës

Shtëpia e Bardhë po i kundërshton shqetësimet se ripërtëritja e armiqësive me Iranin po shkakton sërish rritje të çmimeve të naftës dhe gazit. “Mund të...
20:39 | 16/07/2026

Nga biznesi privat te drejtimi i kompanive shtetërore: Kush është kryeministri i ri i Ukrainës?

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar më 16 korrik emërimin e Serhii Koretskyi si kryeministër të ri të vendit. Kandidatura e tij mori mbështetjen e 289...
20:15 | 16/07/2026

Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri...
20:12 | 16/07/2026