Irani fajëson Izraelin dhe SHBA, për sulmin me mbi 100 viktima: Do kundërpërgjigjemi
Një ndihmës i presidentit të Iranit fajësoi Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara për shpërthimet që vranë të paktën 95 njerëz më 3 janar, gjatë përkujtimeve për një ish-komandant iranian të vrarë katër vjet më parë në një sulm ajror amerikan. Departamenti i Shtetit ka thënë se asnjë nga vendet nuk ishte përfshirë në dy shpërthimet.
Incidenti ka intensifikuar frikën e zgjerimit të konfliktit në rajon ndërsa Izraeli vazhdon luftën kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-të dhe Bashkimi Evorpian, ndërsa rebelët Huthi me bazë në Jemen-aleatë me Iranin-vazhdojnë sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detit të Kuq.
Të paktën 95 persona u vranë dhe më shumë se 200 të tjerë raportohet se u plagosën nga shpërthimet që ndodhën në ngjarjen e organizuar për të shënuar 4-vjetorin e vrasjes së gjeneralit, Qassem Soleimani, që udhëhiqte forcat elite Kuds, të Gardës Revolucionare Islamike.
Ai u vra në një sulm me dron të kryer nga SHBA-ja në Irak në janarin e vitit 2020.
Shpërthimet ndodhën në qytetin Kerman, ku është varrosur Soleimani, që gjendet 820 kilometra në juglindje të kryeqytetit iranian, Teheran.
Shtetet e Bashkuara hodhën poshtë sugjerimet se Izraeli ose Uashingtoni qëndronin pas shpërthimeve.
“Shtetet e Bashkuara nuk u përfshinë në asnjë mënyrë dhe çdo sugjerim për të kundërtën është qesharak,” tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“Ne nuk kemi asnjë arsye të besojmë se Izraeli ishte i përfshirë në këtë shpërthim”, shtoi ai.
Por Mohammad Jamshidi, një zëvendës politik i presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi, tha më vonë se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kanë “përgjegjësi” për tragjedinë.
“Uashingtoni thotë se SHBA dhe Izraeli nuk kishin asnjë rol në sulmin terrorist në Kerman, Iran. Vërtetë? Një dhelpër e nuhat strofullen e saj së pari”, tha Jamshidi në platformën X.
“Mos bëni gabim. Përgjegjësia për këtë krim është e SHBA-së dhe e regjimeve sioniste Izraelit dhe terrorizmi është vetëm një mjet”, shtoi ai.
Jamshidi nuk dha asnjë argument për këto pretendime.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë