Irani i gatshëm t’i shqyrtojë shqetësimet e SHBA për programin e tij bërthamor

16 Prill 2025 | 21:56

Teherani është i gatshëm t’i adresojë shqetësimet e Shteteve të Bashkuara lidhur me veprimtarinë e tij bërthamore, por heqja dorë nga pasurimi i uraniumit nuk është në tavolinë e bisedimeve, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi.

Uashingtoni dhe Teherani po përgatiten për rundin e dytë të bisedimeve këtë fundjavë mbi programin bërthamor të Iranit.

Araqchi u tha gazetarëve pas një mbledhjeje javore të kabinetit në Teheran të mërkurën se pasurimi i uraniumit nga Irani është “çështje reale dhe e pranuar”.

“Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë besim për t’iu përgjigjur shqetësimeve të mundshme, por parimi i pasurimit nuk është i negociueshëm”, tha ai, pak ditë para rundit të dytë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara më 19 prill, për të cilin transmetuesi shtetëror iranian njoftoi se do të zhvillohet në kryeqytetin italian, Romë, dhe jo në Oman siç mendohej më parë.

Araqchi iu një deklarate nga i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Steve Witkoff, i cili tha të martën se Irani “duhet ta ndalë dhe ta eliminojë programin e tij të pasurimit dhe armëve bërthamore”.

Por, disa orë më parë, Witkoff kishte thënë për Fox News se administrata e Donald Trumpit po kërkon ta kufizojë pasurimin e uraniumit nga Irani në 3.67 për qind – kufiri i vendosur në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, të cilën Trump e shkëputi në vitin 2018.

“Irani nuk duhet të ketë armë bërthamore, dhe nuk duhet të pasurojë uranium mbi 3.67 për qind”, tha Witkoff.

Araqchi, i cili do të udhëtojë në Moskë më 17 prill, theksoi se Witkoff kishte bërë “komente të ndryshme” që nga përfundimi i rundit të parë të bisedimeve, por shtoi se “pozicioni i vërtetë i Uashingtonit duhet të sqarohet në tryezën e bisedimeve”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara

Presidenti amerikan, Donald Trump do të mirëpresë homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelenskyy dhe kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të marten. Një...
21:00 | 27/07/2026

Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë

Kryeministri irakian Ali al-Zaidi u ka urdhëruar autoriteteve të sigurisë të hetojnë pretendimin e Arabisë Saudite se dronët që synojnë mbretërinë janë lëshuar nga territori...
20:23 | 27/07/2026

Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene

Kryeministri armen Nikol Pashinyan i kërkoi presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të hënën që të ndihmonte në zgjidhjen e një mosmarrëveshjeje mbi kufizimet...
19:59 | 27/07/2026