Irani: Kërcënimet e Trump nuk do të hapin derën për dialog

7 Prill 2026 | 19:07

Zëdhënësja e qeverisë iraniane, Fatemeh Mohajeran ka dekalruar se kërcënimi i presidentit të SHBA-së, Donald Trump për të shkatërruar qytetërimin iranian është një shenjë injorance” që nuk do të ndihmojë dialogun e mundshëm.

Ajo theksoi për agjencinë zyrtare të Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) se ruajtja e paqes dhe sigurisë së popullit është përparësia kryesore e qeverisë dhe kërcënimet nuk do të shqetësojnë qetësinë publike.

 “Dera e dialogut hapet me respekt; rruga e ngushtë e kërcënimeve, vogëlsisë dhe poshtërimit nuk është një mënyrë për të hyrë”, tha ajo.

Më herët të martën, Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio la të kuptohej se do të ketë më shumë lajme kur u pyet nga CNN nëse pret që Irani të ulet në tryezën e negociatave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026