Irani kërcënon Perëndimin me bllokim të Mesdheut dhe Gjibraltarit

23 Dhjetor 2023 | 18:51

Një komandant i Gardës Revolucionare të Iranit tha se Deti Mesdhe mund të bëhet i pakalueshëm nëse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj vazhdojnë të kryejnë, siç u shpreh ai, “krime” në Gazë, njoftoi media iraniane të shtunën, por pa dhënë shpjegime se si mund të ndodhë një gjë e tillë.

Irani e mbështet luftën e Hamasit kundër Izraelit dhe i akuzon Shtetet e Bashkuara se po përkrahin ato që i cilëson si krime izraelite në Gazë.

“Së shpejti, ata do të përballen me bllokimin e rrugëve detare në Detin Mesdhe, Gjibraltar dhe rrugë të tjera detare”, njoftoi agjencia iraniane e lajmeve Tasnim duke cituar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit Mohammad Reza Naqdi.

Grupi Houthi në Jemen, i lidhur me Iranin, ka sulmuar gjatë muajit të kaluar anijet tregtare që lundronin nëpër Detin e Kuq si hakmarrje për sulmin e Izraelit në Gazë, duke detyruar disa anije që të ndryshojë itenerarin e tyre.

Shtëpia e Bardhë tha të premten se Irani ishte “thellësisht i përfshirë” në planifikimin e operacioneve kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq.

Irani nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në Mesdhe dhe nuk është e qartë se si Garda Revolucionare e Iranit mund të përpiqet të bllokojë transportin detar atje, megjithëse komandanti Naqdi foli për “lindjen e fuqive të reja të rezistencës dhe mbylljen e rrugëve të tjera detare”.

Grupet e vetme që mbështeten nga Irani në Mesdhe janë Hezbollahu i Libanit dhe milicia aleate në Siri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026