Irani: Luftimet mes Izraelit e Libanit mund të shndërrohen në luftë rajonale
Presidenti iranian, Masud Pezeshkian, ka paralajmëruar se fushata ajrore e Izraelit në përgjigje të sulmeve të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në territorin e tij nga jugu i Libanir, “mund të shndërrohet në luftë rajonale”.
Pezeshkian, i cili u zgjodh president në zgjedhjet e korrikut, tha për CNN se Irani e mbështet Hezbollahun sepse grupi “nuk mund t’i përballojë” i vetëm sulmet.
“Rreziku ekziston që këto sulme që po ndodhin në Liban do të përhapen në mbarë rajonin”, tha ai.
Irani prej një kohe të gjatë është mbështetësi kryesor i Hezbollahut.
Izraeli të hënën kreu sulmet më vdekjeprurëse në Liban, duke vrarë më shumë se 550 persona. Ndërkaq, të martën, vazhdoi sulmet edhe në Bejrut, duke vrarë të paktën gjashtë persona. Sulmet e 23 shtatorit ishin më vdekjeprurëset që kur Izraeli dhe Hezbollahu zhvilluan një luftë pesëjavore më 2006, shkruan REL.
Hezbollahu dhe Izraeli kanë këmbyer zjarr përditë që kur ka nisur lufta në Gazë në tetor mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.
Sulmet ajrore vijnë pas shpërthimeve të koordinuara të pajisjeve të komunikimeve, që përdoren nga Hezbollahu, shpërthime që lanë të vrarë 39 persona javën e kaluar.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 17:45 Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart
- 17:38 Rubio: SHBA do të përqendrojë përpjekjet e saj kundër terrorizmit të ekstremit të majtë
- 17:28 Keqpërdorimet e fondeve publike, qeveria e Hungarisë i dërgon policisë raportet dhe kontratat e dyshimta
- 17:09 Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim
- 17:05 29 vende nënshkruajnë marrëveshjen për të krijuar një organ global bashkëpunimi për inteligjencën artificiale
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në