Irani mohon përfshirjen në sulmin ndaj ushtarëve amerikanë

29 Janar 2024 | 08:55

Irani i ka cilësuar si “të pabaza” pretendimet se është përfshirë në sulmin ku u vranë tre ushtarë amerikanë në verilindje të Jordanisë, afër kufirit me Sirinë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Nasser Kanaani, tha se sulmet e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në Siri dhe Irak, por edhe lufta në Gazë vetëm se do të intensifikojnë ciklin e paqëndrueshmërisë në rajon.

Presidenti amerikan, Joe Biden, fajësoi grupet e mbështetura nga Irani për sulmin me dronë ndaj forcave amerikane.

Kanaani tha se “grupet e rezistencës” nuk marrin urdhra nga Republika Islamike.

“Këto pretendime janë bërë me qëllime të caktuara politike për të përmbysur realitetet në rajon”, citohet të ketë thënë Kanaani, sipas agjencisë iraniane të lajmeve, IRNA.

Më herët, misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara lëshoi një deklaratë duke thënë se “Irani nuk ka lidhje me sulmin në bazën amerikane”.

“Ka një konflikt midis forcave amerikane dhe grupeve të rezistencës në rajon, dhe në mënyrë reciproke ato kryejnë sulme hakmarrëse”, tha misioni iranian.

Komanda Qendrore amerikane tha se nga sulmi në Jordani janë plagosur edhe 34 ushtarë, tetë prej të cilëve është dashur të evakuohen.

Trupat amerikane operojnë në një bazë afër kufirit të Jordanisë me Irakun dhe Sirinë dhe operojnë si pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër grupit militant, Shteti Islamik.

Ky ishte sulmi i parë vdekjeprurës ndaj forcave të SHBA-së që kur ka nisur lufta mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – në tetor dhe që atëherë ka shkaktuar tronditje në mbarë Lindjen e Mesme.

Hamasi, që mbështetet nga Irani, kreu sulme në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë afër 1.200 persona, shumica civilë. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj me një ofensivë ushtarake nga e cila deri më tani janë vrarë mbi 26.000 persona në Gazë, shumica gra dhe fëmijë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Princi Harry humb çështjen gjyqësore ndaj Daily Mail për shkelje të privatësisë

Princi Harry dhe gjashtë paditës të tjerë, mes tyre Sir Elton John, Baronesha Lawrence dhe aktorja Liz Hurley, kanë humbur çështjen në Gjykatën e Lartë...
17:12 | 07/07/2026

Përplasje në Ankara, protestuesit anti-NATO përleshen me policinë para samitit (VIDEO)

Protestues anti-NATO dhe forcat e policisë janë përplasur në rrugët e Ankarasë, ndërsa liderët e vendeve anëtare të Aleancës nisën mbërritjen në kryeqytetin turk për...
17:02 | 07/07/2026

Samiti i NATO-s, Trump rikthen thirrjen që SHBA-të të marrin nën kontroll Groenlandën

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ringjallur pretendimin e tij nga fillimi i këtij viti se Groenlanda, territori gjysmë-autonom arktik i Danimarkës, “duhet të kontrollohet...
17:01 | 07/07/2026