Irani mohon se SHBA e paralajmëroi për sulmin vdekjeprurës nga IS
Irani i ka hedhur poshtë raportimet në media se Shtetet e Bashkuara (SHBA) e kishin paralajmëruar për një sulm nga grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ku u vranë mbi 90 njerëz.
Agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, IRNA, e citoi të premten “një burim të informuar diplomatik” i cili e hodhi poshtë një raportim të Wall Street Journal më 25 janar se inteligjenca amerikane e kishte paralajmëruar Iranin për sulmin.
Ajo e citoi edhe një “burim të sigurisë” duke thënë se “edhe po të ishte e vërtetë, Uashingtoni do ta kishte ndarë këtë informatë të inteligjencës për ta mbrojtur veten kundër reagimit të Iranit”.
Përgjegjësinë për dy shpërthimet më 3 janar gjatë përkujtimit të përvjetorit të Qassem Soleimanit, gjeneralit të Gardës Revolucionare të Iranit, në qytetin juglindor, Kerman, e mori Shteti Islamik (IS).
Ky grup tha se dy anëtarë të tij i detonuan jelekët e tyre të mbushur me eksplozivë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 90 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 280 të tjerëve.
Irani i ka akuzuar SHBA-në dhe Izraelin se kanë gisht në këtë sulm, pa dhënë ndonjë dëshmi për këtë.
Teherani ka kohë të gjatë që pretendon, duke mos dhënë kurrfarë dëshmie, se Shtetet e Bashkuara kanë lidhje me IS-in.
LEXONI GJITHASHTU:
E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
Burrat ukrainas në moshë ushtarake mund të humbasin mbrojtjen në BE, pritet vendimi
- 18:18 E dyshuara për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako gjendet e vdekur pranë Kievit
- 18:16 Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
- 18:10 Trump për Melonin: Është njeri i mirë, e dua shumë por mendoj se bëri një gabim
- 18:05 Masat ndaj sezonit të zjarreve, nga 22 qershori 160 zjarre në të gjithë vendin
- 17:58 Aplikimet për universitet nisin në fund të korrikut, si do të zhvillohet procesi dhe afati përfundimtar
- 17:56 Aktiviteti fizik dhe palestra për zemrën, kardiologët: Më parë duhet bërë një konsultë