SHBA e kishte paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para 3 janarit
Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për “kërcënimin terrorist” brenda kufijve të tij, para sulmit vdekjeprurës të këtij muaji, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka thënë një zyrtar amerikan të enjten.
Si pasojë e sulmit janë vrarë rreth 100 persona dhe janë plagosur dhjetëra tjerë.
Ndonëse ky zyrtar ka thënë se paralajmërimi për sulmin e 3 janarit kur kanë ndodhur dy sulme vetëvrasëse në qytetin jugperëndimor Kerman ka qenë rutinë, analistët besojnë se diçka e tillë mund të japë shenja për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar besim te Irani.
“Qeveria amerikane e ka përcjell politikën e ‘detyrimit për paralajmërim’, e cila është zbatuar prej administratave të kaluara për t’i njoftuar qeveritë për kërcënimet potenciale vdekjeprurëse. Ne i bëjmë këto paralajmërime, sepse nuk dëshirojmë të shohim jetë të humbura të njerëzve të pafajshëm në sulme terroriste”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonomiteti.
E përditshmja amerikane Wall Street Journal ka raportuar e para, të enjten, për këto paralajmërime.
Jon Alterman, drejtor në programin për Lindje të Mesme të Institutit CSIS në Uashington, ka thënë se paralajmërimi mund të reflektojë dëshirën e SHBA-së për të pasur dialog me Iranin, pavarësisht sulmeve të fundit nga bashkëpunëtorë të Iranit ndaj interesave amerikane, izraelite dhe të vendeve perëndimore, si dhe avancimit të programit bërthamor nga ana e Teheranit.
“Kjo është një degë ulliri”, ka thënë Altman, duke shtuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, beson se nga dialogu mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të përfitojnë të dyja palët.
Përpjekjet e Bidenit, demokrat, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, të arritur mes fuqive botërore dhe Iranit më 2015, nga e cila SHBA-në e ka nxjerr ish-presidenti amerikan, Donald Trump më 2018, kanë dështuar, mirëpo Atlman ka sugjeruar se ndihmësit e Bidenit ende dëshirojnë të gjejnë rrugë për të biseduar me Teheranin.
LEXONI GJITHASHTU:
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:18 Rama mbërrin në Ankara, pjesë e darkës zyrtare të samitit të NATO-s (VIDEO)
- 19:16 OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
- 19:13 Samiti i NATO-s, Turqia prezanton dronin e ri luftarak “Molla e Kuqe” për sulme ajër-ajër dhe ajër-tokë
- 19:09 Trump njofton heqjen e sanksioneve kundër Turqisë: Erdogan është një udhëheqës i shkëlqyer
- 19:04 Erdogan optimist në Samitin e NATO-s: Pres të vendoset një marrëveshje mbi avionët F-35
- 18:59 Presidenti i Këshillit Evropian, Costa: NATO mbetet shtylla e mbrojtjes së Evropës