SHBA dhe Britania e Madhe nisin sulme të reja ndaj Houthis në Jemen
SHBA dhe Britania e Madhe kanë kryer një seri të re sulmesh ajrore të përbashkëta kundër objektivave Houthi në Jemen.
Pentagoni tha se sulmet e së hënës goditën tetë objektiva, duke përfshirë një depo nëntokësore dhe raketa Houthi dhe aftësinë e mbikëqyrjes.
Houthitë e mbështetur nga Irani kanë synuar anijet që ata thonë se janë të lidhura me Izraelin dhe Perëndimin, të cilat udhëtojnë përmes rrugës së rëndësishme tregtare të Detit të Kuq.
SHBA dhe Britania e Madhe thanë se po përpiqeshin të mbronin “fluksin e lirë të tregtisë”.
Një deklaratë e përbashkët e lëshuar nga Pentagoni konfirmoi “një raund shtesë sulmesh proporcionale dhe të nevojshme” kundër Houthis.
“Qëllimi ynë mbetet të de-përshkallëzojmë tensionet dhe të rivendosim stabilitetin në Detin e Kuq, por le të përsërisim paralajmërimin tonë për udhëheqjen Houthi”-thanw nw deklaratw.
Ky është sulmi i tetë i SHBA-së kundër objektivave Houthi në Jemen. Ky është operacioni i dytë i përbashkët me Britaninë e Madhe, pas sulmeve të përbashkëta të kryera më 11 janar.
Në deklaratën e përbashkët thuhet se sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës.
Avionët luftarakë amerikanë nga transportuesi USS Eisenhower u përfshinë në sulmet e së hënës.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë
Ministri Ben-Gvir kritikon marrëveshjen Izrael-Liban: Një gabim i madh
- 08:26 Gjirokastër, fluksi i turistëve të pamjaftueshme kapacitetet akomoduese
- 08:17 Vala e të nxehtit në Francë vazhdon, që nga mesi i qershorit 74 vdekje
- 22:53 Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban
- 22:39 Rama poston videon nga Banjat e Bënjës: U tentua të krijohej një vatër e re nxitjeje, fitoi e vërteta
- 22:27 Eurodeputetja në Tiranë tha se Evropa është në Shqipëri, deputetja Ekonomi: Po, se ne jemi duke punuar për të hyrë në BE
- 22:18 Trump: Do të emëroj Lance Schroyer si drejtor të ICE, Senati duhet ta konfirmojë menjëherë