Shemsi Prençi për 21 Janarin: Jam krenar për policët. Na goditën me shkopinj hekuri

22 Janar 2024 | 22:21

Ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi tha në “Now me Erla Mëhillin” se policia e ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme situatën e krijuar në protestën e 21 janarit 2011.

Ai u shpreh se nuk mund  ta pranojë që një kryeministër të marrë kompetencën të urdhërojë zinxhirin komandues, ndërsa theksoi se ndihet i nderuar për punën e bërë nga Policia e Shtetit në atë protestë.

“Nuk mund të pranoj që kryeministri, ish-kryeministri ka kompetencë për të urdhëruar zinxhirin komandues. Unë xhaxhait të Aleks Nikës dhe juve, ju them në emër të policisë së shtetit, se garantoj dhe jam shumë i nderuar dhe i respektuar.

Unë përgëzoj të gjithë trupën e policisë që ka menaxhuar 21 janarin. Unë i falënderoj policët. Ti (i drejtohet Petro Koçit) falendero ata që më kanë goditur mua me shkopinj druri, e me shkopinj hekuri dhe me gurë dhe me bomba” ,-tha Prençi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026