Prençi: Informacionet sekrete që mori Rrumbullaku në 21 Janar dhe masat që morëm

22 Janar 2024 | 21:43

Ish-drejtuesi i policisë Shemsi Prençi, tha në “Now me Erla Mëhillin” se në 21 Janar 2011, policia kishte marrë informacione se protesta që do të zhvillohej, do të ishte më e dhunshme se një kryengritje.

Ai tha se policia ka vepruar në bazë të të gjitha rregullave dhe se asnjë efektiv i policisë nuk ka qenë i armatosur.

“Më 21 Janar 2011, e ka vlerësuar ICITAP-i dhe PAMECA, dy organizata monitoruese të policisë së shtetit kanë hartuar dy raporte koncize dhe të hollësishme mbi mënyrën e menaxhimit që ka bërë policia e shtetit. Ish-drejtuesi i operacionit, në atë kohë zëvendës drejtor i përgjithshëm i policisë, sot ëhstë drejtor i përgjithshëm i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Unë e kam patur epror.

Me një plan të detajuar, të hartuar paraprakisht, duke patur në konsideratë informacionet që kishin ardhur nga shërbimi informativ shtetëror dhe nga shërbime të policisë kriminale, që kjo nuk do ishte thjesht një protestë e dhunshme, por do ishte më shumë se sa një kryengritje.

Ka rezultuar se është një nga protestat më të dhunshme. Përjashto ngjarjet e 97-ës, 21 Janari ka qenë protesta më e dhunshme. Propocionaliteti i veprimtarisë së policisë, në raport me agresivitetin e turmës ka qenë në përputhje të plotë, madje policia nuk ka reaguar aq sa e dhunshme ishte turma”,-tha Shemsi Prenci.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026