Xhaxhai i Aleks Nikës zbulon takimin me Altin Dumanin: Çfarë folëm për 21 Janarin
Marik Nika xhaxhai i Aleks Nikësi cili mbeti i vrarë në protestën e zhvilluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përballë kryeministrisë më 21 janar 2011, ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania, ku ka treguar për një takim të bërë me kreun e SPAK.
Xhaxhai i Aleks Nikës tha në emision se ai ka në dorëzim kasetën e gardës, por ka frikë ta dorëzojë, pasi dyshon se prova mund të tjetërsohet, por janë të gatshëm ta dorëzojnë në SPAK.
“Plumbin na e ndryshuan. Kasetën ne e kemi zbardhur me shkrim dhe ia kemi dhënë Prokurorisë së Tiranës, por duhet origjinalja, ne origjinalen mund t’ia japim vetëm SPAK-ut.
Para një viti, unë kompetencat i njoh pak a shumë si janë, fakti që kam shkuar te kryeprokurori i SPAK-ut do të thotë që e kam pasur bindje, por ai shfrytëzoi një klauzolë juridike, tha meqë ka filluar në Tiranë, ia kalojmë Prokurorisë së Tiranës të merret me këtë punë. Po Berishën, ministrat nuk mund t’i hetojë Tirana, vetëm SPAK-u”,-tha xhaxhai i Aleks Nikës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Prençi: Informacionet sekrete që mori Rrumbullaku në 21 Janar dhe masat që morëm
- Shemsi Prençi për 21 Janarin: Jam krenar për policët. Na goditën me shkopinj hekuri
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë