Xhaxhai i Aleks Nikës debat me Prençin: Na kanë pre në besë, Basha urdhëroi vrasjet
Dosja e “21 janarit” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania.
Marik Nika, xhaxhai i Aleks Nikës është përplasur me ish-drejtuesin e policisë, Shemsi Prençi, duke i thënë se urdhrin për vrasjen e katër protestuesve e dha Sali Berisha e Lulzim Basha.
Kjo deklaratë e kundërshtua nga Shemsi Prençi.
Pjesë nga biseda:
Prençi: Unë nuk e di se i ka vrarë Sali Berisha dhe Lulzim Basha.
Nika: Garda e Republikës vrau 4 persona dhe plagosi disa të tjerë. Pse i përdori armët. Pse nuk thonë se kush e urdhëroi kryeministrin apo ministrin e brendshëm për të vrarë njerëz. Gjykata e Prokuroria kanë dështuar në këtë çështje. Ju jeni i njëanshëm.
Prençi: Bashkohem me shqetësimin dhe ato që ju keni në familje. Por unë nuk pranoj atë që thua ti, sepse unë kam qenë drejtues në radhët e policisë. Përtej asaj që unë mendoj se e kemi menaxhuar mirë policinë e shtetit sipas strukturave që kemi pasur në vartësi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë