Irani nis sulm të ri raketor, shpërthime dhe sirena alarmi në Izrael

17 Qershor 2025 | 09:06

Sirenat e alarmit u dëgjuan në disa zona të Izraelit mëngjesin e kësaj të marte, ndërsa ushtria njoftoi për një valë të re sulmesh me raketa të nisura nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) deklaruan se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktiv dhe po punon për të ndërprerë sulmet iraniane.

Një burim i CNN në Tel Aviv raportoi për shpërthime në qytet, ndërsa një tjetër njofton se në Jerusalem pa një raketë që kalonte mbi qytet.

Ekipet e emergjencës së Izraelit, Magen David Adom (MDA), janë nisur drejt zonave të goditura për të ofruar ndihmën e nevojshme.

“Pas sirenave të dëgjuara së fundmi, ekipet tona po shkojnë për të verifikuar raportet në terren”, tha një zëdhënës i MDA-së.

Policia izraelite konfirmoi se deri më tani nuk janë raportuar të lënduar.

Ushtria njoftoi gjithashtu se banorët mund të largohen nga strehimoret dhe zonat e mbrojtura në të gjithë vendin, pas valës së fundit të sulmeve iraniane që ndodhi të martën në mëngjes.

“Forcat e kërkim-shpëtimit po operojnë në disa pika ku ka raportime për predha të rrëzuara,” deklaruan IDF.

Një autobus, që dukej i bosh, u godit dhe u përfshi nga flakët në qytetin bregdetar qendror të Herzliyas, sipas fotove të publikuara nga shërbimi i zjarrfikësve dhe shpëtimit.

Një zëdhënës i bashkisë së Herzliyas konfirmoi se incidenti ndodhi në një parking dhe se forcat e sigurisë dhe stafi lokal janë në vendngjarje.

Një video në mediat sociale tregon një predhë të tymosur të shtrirë në trotuar pranë një automjeti në zonën banimi të Ibthanit në Qarkun Qendror.

Punonjësit e emergjencës kanë shkuar në disa vende të raportuara si të goditura, por Magen David Adom tha se deri tani nuk ka raporte për persona të lënduar nga sulmet.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) njoftuan se Irani lëshoi 30 raketa drejt Izraelit gjatë sulmit të zhvilluar herët në mëngjes.

Shumica e raketave u interceptuan nga mbrojtja ajrore, por disa prej tyre shkaktuan dëme, sipas një zëdhënësi të IDF-së.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026